E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dita Botërore e Sindromës Down, psikologët rekomandojnë terapitë

21 marsi është Dita Botërore e Sindromës Down. Synimi kryesor është ndërgjegjësimi, informimi dhe promovimi për personat që kanë këtë Sindromë, në mënyrë që të jenë aktivë e pjesëmarrës në komunitetin dhe shoqërinë ku jetojnë.

Në Qendrën e Shërbimit Social të Bashkisë Kukës janë tre fëmijë me Sindromë Down, të cilët ndjekin terapitë.

Psikologia, Fjorentina Kovaçi bën të ditur se vitet e fundit, prindërit janë ndërgjegjësuar për të sjellë në terapi fëmijët me aftësi ndryshe.

“Vihet re një rritje e numrit të fëmijëve jo vetëm me Sindromë Dawn, por edhe me diagnoza të tjera. Prindërit janë ndërgjegjësuar duke i sjellë fëmijët që në moshë të hershëm dhe kjo është një gjë e mirë pasi sa më herët t’i sjellin aq më shumë zhvillim do të ketë fëmija“, tha psikologia.

Në Qendrën e Shërbimit Social të Bashkisë Kukës marrin shërbim terapeutik mbi 50 fëmijë me aftësi ndryshe.

Gazetare: Shkurte Elezaj

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›