E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nadine përgatitet për album

Këngëtarja e Girls Aloud, Nadine Coyle do të përballet me shoqen e saj të grupit Cheryl Cole në një garë e cila është quajtur “gara e fortë e tabelave në vitin 2010”.

Nadine është duke u parapërgatitur për këtë luftë duke punësuar një skuadër të njerëzve që kanë gjeneruar të ardhura të mëdha gjatë kësaj kohe me këngët e tyre.

Një prej tyre është Guy Chambers, njeriu i cili bashkë-kompozoi hitet e mëdha të Robbie Williams, i cili po ashtu do të punoj për albumin e saj të ri.

Në lëvizje janë vënë edhe pop-baladat, ku ajo do të garoj jo vetëm me Cheryl por edhe me Leona Lewis dhe Alexandra Burke.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›