Nafta 214 lekë për liter, çmimi mbetet në të njëjtin nivel nga rritja e fundit

Çmimi në tregun me pakicë vazhdon të mbetet i lartë në Shqipëri, ku litri i naftës po tregtohet me rreth 214 lekë, ndërsa në disa pika karburanti arrin edhe në nivelin e 217 lekëve për litër.
Në harkun kohor të tre javëve, çmimi i “arit të zi” është rritur nga 175 në 214 lekë, duke shënuar një rritje me rreth 19%, si pasojë e shtrenjtimit të naftës në bursat ndërkombëtare.
Në bursën e Platts, e cila shërben si referencë për çmimin që zhdoganohet në Shqipëri, nafta është shtrenjtuar me rreth 30% në krahasim me momentin kur filloi përshkallëzimi i situatës në Lindjen e Mesme.