Aksident në aksin Berat–Dimal, plagosen dy drejtuesit e automjeteve

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin nacional Berat–Dimal, në zonën e Moravës.
Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën gjatë një tentative parakalimi, duke shkaktuar plagosjen e drejtuesve të të dy mjeteve.
Të lënduar kanë mbetur Kristaq Stefa, 69 vjeç, banues në Kuçovë, si dhe shtetasi me inicialet S.Z., 52 vjeç, banues në Berat.
Fillimisht, të plagosurit janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Më pas, për trajtim më të specializuar, ata janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.