E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nafta, BP pranon: Top Kill dështoi

Kompania britanike e naftës, “British Petroleum” ka pranuar se operacioni i saj i fundit për të bllokuar derdhjen e naftës në Gjirin e Meksikës, “Top Kill”, nuk ka funksionuar.

Pas këtij dështimi, “BP” po mendon për një opsion të ri, duke e kthyer vëmendjen tek një thithës.

Por metoda e re mund të kërkojë katër ditë, ose edhe më shumë, ka deklaruar shefi i operacioneve në “BP”, Doug Suttles, në një konferencë për shtyp në Luiziana.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›