E Diel, 1 Nëntor 2026

Nafta Vergine Gjykata e Larte le ne burg Hajri Elezajn

style=positionrelativez-index2>

Sonila Mesareja

Gjykata e Larte vendosi te lere ne fuqi vendimin e dhene nga koleget e Apelit per te pandehurin Hajri Elezaj i njohur si ortaku i shoqerise Euroil dhe  i akuzuar per skandalin me naften Vergine. Vendimi eshte dhene dje nga Kolegji Penal pas rekursit te te pandehurit qe kerkonte ndryshimin e mases se dhene nga gjyqtaret e Apelit ndersa nje nga pretendimet ka qene edhe gjendja e tij shendetesore. Por perfaqesuesi i akuzes ka kerkuar nga Kolegji lenien ne fuqi te mases se caktuar nga dy gjykatat e tjera per te pandehurin Elezaj duke shpjeguar edhe shkallen e rrezikshmerise se vepres penale per te cilen akuzohet. Ne perfundim te pretendimeve te paleve Kolegji Penal vendosi te linte ne fuqi vendimin e Apelit duke lene ne fuqi masen Arrest me burg deri ne perfundim te hetimeve per kete ceshtje. Tashme pas ketij vendimi ne qelite e paraburgimit gjenden vetem dy biznesmene Hajri Elezaj i shoqerise Euroil dhe Iljaz Fisheku i shoqerise Fisheku. Vendimi i Kolegjit Penal vjen pas atij te Gjykates se Shkalles se Pare i cili liroi dy dite me pare gjashte shoferet e akuzuar si te perfshire ne skandalin e naftes Vergine. Te lene ne masen burg pa afat nga Gjykata e Apelit kohe me pare per akuzen e Mashtrimit Falsifikimit te dokumenteve dhe pastrimit te produkteve penale shtetasit Fadil Abdurramani Reshat Aleksi Genci Prence Vladimir Koteci Flamur Merkaj dhe Kadri Hajredini dolen para gjykateses Blerina Muca me kerkesen per ndryshim mase sigurimi. Te pandehurit pretenduan para gjyqtares se nuk kishin fare lidhje me kontrabanden e naftes Vergine pasi sipas tyre ata ishin thjesht shofere te kamioneve. Nderkohe qe pak muaj me pare ishte Gjykata e Apelit ajo qe liroi dy biznesmenet Bajram dhe Martin Fisheku. Operacioni per skandalin e naftes Vergine u zhvillua ne muajin mars pas hetimeve te krimit ekonomiko-financiar qe provuan sipas prokuroreve se nga 2007 - 2009 sasi te konsiderueshme te nenproduktit te naftes bruto dhe te perpunuar eshte tregtuar ne Shqiperi ne kundershtim me ligjin duke e shitur si benzine te paster dy shoqerite Euroil me ortak Hajri Elezin dhe Fisheku me ortak Iljaz Fisheku.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›