E Diel, 1 Nëntor 2026

Vasian Lami Sindroma Ne cdo xhep timin ka komunizem ka diktature

style=positionrelativez-index2>

Vasian Lami eshte aktori protagonist ne rolin e profesorit ne Leksionin e Ioneskos qe ka premieren sonte ne Teatrin Kombetar me regji te Franc Helmer. Ngacmuar nga personazhi qe ka nje detyrim artistik per te nxjerre nga vetja e stimuluar gjithe karakterin e eger e autoritar aktori i Teatrit Kombetar per here te pare rrefehet cfare gjurme ka lene ne jeten e tij diktatura dhe ky si produkt i saj. shte e hidhur ajo qe pohon Lami duke u shprehur se vazhdojne te jene te indoktrinuar edhe pse ne keto 20 vite ka luftuar per tju larguar.

Keshtu qe nga ky personazh kam aq shume nga vetja per te dhene saqe nuk e kam fare te veshtire sepse ne cdo xhep qe kam ka komunizem brenda ka diktature.

Vasian mund te na thoni dicka rreth rolit tuaj

E quajta ne fillim nje bashkepunim te suksesshem te Teatrit jo vetem per lidhjet tendencen qe ka teatri per te ofruar regjisore te huaj. Ishte i frytshem dhe bashkepunimi qe patem me regjisorin Helmer ka shume kulture ka njohuri te mira mbi teatrin e njeh Ioneskon jashtezakonisht mire. I ka bere nje studim te mire ketij autori dhe ka ardhur me shume material qe na i ka bere me te lehte punen mua vecanerisht. Personazhi eshte nga personazhet qe rralle vijne ne dramaturgji. Per mua perseritet historia e punes me nje regjisor francez sepse kam qene prezent asistent i Vinjese. Pak a shume e di si punohet dhe cfare kerkesash kane sidomos teatri modern francez qe per mua eshte avangarde.

Ne kete sens puna me Francin ka qene e frytshme me ka ndihmuar cfare ka thene per Ioneskon dhe cfare ka kerkuar. Si gjithmone gjendet nje mesatare midis asaj qe ai do dhe asaj qe ne bejme konkretisht. Natyrisht duhet te shkojme me kete menyre pune me kete eksperience qe kemi drejt shijeve te regjisorit qe eshte e domosdoshme. shte nje personazh qe permbledh te gjitha farat e karaktereve njerezore brenda vetes. Ai eshte i tunduar shpirteror i dhunshem poetik agresiv nuk e di se cfare do shihni ne shfaqje por jam munduar duke kujtuar Stanislavksin se njeriu brenda vetes i ka te gjitha farat e elementeve njerezore dhe ne nje moment te caktuar ai nxjerr nje element qe deri dje i ka pasur te fshehur. Me kete personazh jam munduar ti nxjerr ku i kam keto elemente te karaktereve per ta bere sa me te kendshem dhe sa me variacione personazhin.

Mendoj se eshte bere nje pune e mire dhe shpresoj te kete spektatore dhe tendenca qe tha Franci nuk eshte teatri absurd sic pata rastin te luaj ne teatrin e Tomas Berner absurd po me specifik me absurd ne llojin e teatrit. Ndersa ketu eshte nje histori e thjeshte qe nje nxenese vjen te marre leksione te nje profesor dhe duket sikur nuk po ndodh asgje vetem agravohet pak marredhenia behet pak konfliktuale dhe ne fund ti kupton se cfare ka dashur te thote autori me gjithe kete histori te thjeshte.

Ju thate se keni germuar tek vetja per te nxjerre e stimuluar te gjitha cilesite per te treguar karakterin autoritar te personazh. Ju jeni nje produkt i komunizmit cfare ka mbetur si sindrome tek ju nga kjo periudhe

Kane mbetur 30 vjet te jetes sime une ne demokraci kam hyre i formuar. Dhe une e ndiej veten akoma te indoktrinuar si pjesa me e madhe e shqiptareve. Me vjen keq me veten qe mundohem te gjykoj ndryshe te jem me tolerant te jem me demokrat. Dhe ketu e ndjej veten ndonjehere se edhe ketu une jam i indoktrinuar sepse kane kaluar 20 vjet njeriu evoluon cdo dite dhe ajo buke qe kemi ngrene ai ushqim qe ka hyre ne tru akoma nuk na ka dale dhe nuk del megjithese luftoj me veten per ta larguar. Keshtu qe nga ky personazh kam aq shume nga vetja per te dhene saqe nuk e kam fare te veshtire sepse ne cdo xhep qe kam ka komunizem brenda ka diktature.

Vasian ju jeni nje aktor me pervoje ne teater dhe na lejohet te te marrin nje mendim mbi te qe ka lidhje me zbutjen financiare per te realizuar nje veper ne menyre te sinqerte mund te na thoni nese kjo e pengon apo bllokon krijimtarine apo perzgjedhjen e lire qe duhet per te vene nje veper dinjitoze ne skene

Nese ju kujtoni pjeset qe jane vene nga regjisore te huaj jane pjeset me te mira te dramaturgjise boterore. Jane munduar te vijne regjisore me vepra qe hyjne ne fondin e arte te letersise boterore. Pra nuk ka ndodhur ky fenomen bllokim apo kushtezim. shte vetem shansi dhe mundesia qe eshte gjetur kjo lloj formule per te ardhur regjisore te huaj. Mendoj se eshte nje formule e mire per te ndihmuar teatrin.

Intervistoi Violeta Murati

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›