E Enjte, 5 Nëntor 2026

Nafta dhe tregu

Importuesit shqiptarë të naftës nuk e ndryshuan edhe këtë vit traditën e tyre të rritjes së çmimit të këtij produkti sapo ai shënoi rritje në bursat ndërkombëtare. Çmimi në tregun ndërkombëtar ndryshon pas një qëndrueshmërie prej 13 muajsh, duke u ndikuar nga reduktimi i kuotave të prodhimit nga vendet anëtare të OPEC dhe aleatët e tjerë. Por në Shqipëri ka faktorë të tjerë që rrisin në mënyrë abusive çmimin e një litri naftë. 
Importuesit e karburanteve në Shqipëri kanë filluar të rrisin çmimin e shitjes së një litri karburant në pikat e shitjes me pakicë të këtij produkti. Nuk ka pasur asnjë arsye të dukshme për këtë rritje çmimi, as rritje të kërkesës për karburante, as rigjallërim të ekonomisë në atë shkallë që të kërkonte rritjen e çmimit të arit të zi dhe as ndonjë ndryshim në rregjimin fiskal të zhdoganimit të karburanteve.
Ka ndodhur ajo që ndodh gjithnjë në tregun shqiptar të importit të karburanteve që, sa herë ka tregues në rritje të çmimit të naftës së papërpunuar (pra të çmimit të kontraktuar të rafinerive të përpunimit të naftës, qa herë në tregun e brendshëm shfaqet rritja e çmimit me shumicë të naftës, benzinës dhe gazit të lengshëm të naftës, që reflektohet më pas në pikat e tregtimit me pakicë të këtij produkti.
Sipas portalit të njohur Global Petrol Prices, në javën e parë të muajit shkurt, çmimi i naftës me pakicë është raportuar në nivelin 140 lekë për litër, i benzinës në nivelin 145 lekë për litër dhe i gazit të lengshëm të naftës në çmimin 45 lekë/litër.
Në nivel ndërkombëtar, sikundër duket nga tabela, Shqipëria ka çmim më të mirë të shitjes së naftës Slovenia, Greqia, Serbia, Gjermania, Danimarka etj, por ka çmim me të shtrenjtë se Slovakia, Austria, Mali i Zi etj.
Në tregun ndërkombëtar, kontratat e rafinerive të përpunimit të naftës po qëndrojnë në nivelin më të lartë që nga janari i vitit 2020. Reduktimi shtesë i prodhimit nga Arabia Saudite, eksportuesi kryesor i OPEC, me 1 milionë fuçi në ditë, po ndihmon në balancimin e tregut global të naftës. Analistët thoën se mund të pritet rritje çmimi nëse kërkesa do të rimëkëmbet për shkak të programeve të vaksinimit në shumë vende të botës.
Përsa i përket Shqipërisë, sipas analistëve të këti tregu, në çmimin e karburantit në vend ndikon edhe rezerva 90 ditore e sigurisë, me të cilën duket se abuzohet nga importuesit e shumicës si dhe një serë taksash e tarifash locale që janë përfshirë në çmimin me pakicë të këtij produkti ku përfshieht edhe taksa e zhdoganimit të mjeteve motorike, taksa e qarkullimit, taksa e mjedisit etj. të cilat në vite kanë përbërë debatin e përhershëm, sipas të cilit Shqipëria ka çmimin e karburanteve më të lartë në rajon. Qeveritë nuk kanë asnjë interest të ndërhyjnë në këtë treg sepse akciza është fikse dhe tatimi mbi vlerën e shtuar llogaritet mbi këtë akcizë fikse dhe çmimin e raportuar në doganë dhe në tabelën e shitjes me pakicë të naftës dhe nënprodukteve të tjera. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›