Nafta e Albpetrol, me bursën e Londrës

Për shitjen e çdo sasie nafte do të ngrihet një komision i posaçëm, i cili do të vlerësojë çmimet në tregjet e huaja, duke iu referuar bursës së naftës Brent (Detit të Veriut), e cila tregtohet në Londër.
Vendimi me akt-normativ për liberalizimin e çmimit të shitjes për produktet e “Albpetrolit” erdhi pas ngërçit të krijuar me disa kompani që kishin vështirësi për blerjen e naftës vendase, duke shkaktuar probleme financiare për ndërmarrjen shtetërore.
Urdhri i ministrit është lëshuar më 5 korrik dhe përmban të gjithë procedurën për shitjen e naftës së “Albpetrolit”, e mbetur stok prej 60 mijë tonësh, si pasojë e mosfunksionimit të rafinerisë.
Pika e parë e urdhrit të Priftit lidhet me burimin e tregut të huaj, nga ku do të merret në konsideratë çmimi.