Nafta e nxjerre nga shtresat ranore ne Kanada krijon bum energjetik

Politikanet amerikane shpesh flasin per reduktimin e kerkeses per importet e karburantit nga vende jomiqesore. Por furnizuesi me i madh i karburantit per Shtetet e Bashkuara eshte vendi miqesor Kanada. Shumica e 14 milione fucive te naftes qe Kanadaja eksporton cdo dite ne Shtetet e Bashkuara prodhohet ne nje menyre jo konvencionale nga burime te pa pastra e ashtuquajtura karburanti i reres qe nganjhehere e quajne rere zifti per shkak te natyres viskoze te ketij produkti.
Operacionet e nxjerrjes se naftes te kompanise Suncor Energy jane sa mbreselenese aq edhe shqetesuese. Aktivistet e mjedisit i kane krahasuar keto puse me ferrin dhe kane bere thirrje per ndalimin e ketyre operacioneve.
Por ne keto shtresa ranore ka rezerava te kaburantit prej me shume se 170 milione fucish qe e bejne kete vend nje rajon te rendesishem strategjik dhe ekonomik. Problemi eshte se karburanti ne formen e trashe te ziftit eshte i perzier me balten dhe dheun. Nxjerrja e karburantit nga siperfaqja e tokes duhet bere me vinca dhe kamione.
Pas nxjerrjes se ziftit nga miniera ai sillet ne kete uzine per tu perpunuar dhe pastaj dergohet ne rafinerite e naftes nga ku prodhohet produkti final.
Ne kete proces rera balta dhe substancat tjera pastrohen ne menyre qe zifti te shendrrohet ne nafte apo benzine. An Mari Toutant eshte nenpresidente e Operaciove te Minierave ne kompanine Suncor Energy.
shte nje produkt qe ka ne perberje nafte dhe permbajtje karboni qe permes procesit te nxjerrjes ndarjes dhe perpunimit ne e shnderrojme ne produkt te shfrytezueshem per makinat dhe mjetet e tjera te transportit.
Zonja Toutant thote se puset e bitumit do te mbushen ne nje te ardhme me balten dhe reren e hequr gjate procesit te nxjerrjes se karburantit.
E njejta gje ndodh edhe me puset ku jane mbetjet e perziera me uje te cilat lihen ashtu derisa te thahen. Muajin e kaluar kompania Suncor perfundoi punen per te shendrruar nje nga puset e ketij lloji ne nje park me bar dhe peme.
Por permes kesaj metode te germimit nuk mund te shfrytesohet pjesa me e madhe e depozitave ranore me nafte. Keshtu qe kompanite si Suncor po perdorin nje proces permes te cilit ne toke injektohet avulli i nxehte qe shkrin ziftin dhe mundeson nxjerrjen e tij permes tubave. Procesi i quajtur in-situ ben qe te reduktohet ne masen 85 per qind gerryerja e siperfaqes se tokes.
An Mari Toutant thote se teknologjia e re mund te rrise prodhimin e energjise ne te ardhmen.
Ndoshta ekzistojne teknologji per te cilat ne ende nuk kemi dijeni. Ketu ka rreth nje trilion fuci nafte dhe me pak se 20 e saj mund te shfrytezohet duke perdorur tekniken in-situ dhe teknologjite e germimit qe disponojme tani.
Per momentin nxjerrja e ziftit ne kete rajon kerkon sasi te medha uji dhe energjie elektrike.
Ekspertet e energjise dhe aktivistet e mjedisit e vene ne pikepyetje idene se zgjerimi i operacioneve ne kete rajon do te jete efikas nga pikepamja e kostos. Shumica e karburantit te nxjerre ketu eksportohet ne Shtetet e Bashkuara. Por vendet e tjera perfshire Kinen e cila gjithnje kerkon burime nafte jane te pranishme ketu dhe ndoshta e shohin kete si nje nga burimet me te medha te naftes ne bote.