Nafta e vjedhur nigeriane, në bandat kriminale të Ballkanit dhe Singaporit
Nigeri- Blerësit kryesorë të 180.000 fuçive naftë të shpallura të vjedhura në Nigeri, janë Ballkani dhe Singapori ka deklaruar një aktivist për BBC-në.
Patrick Dele Cole, një politikan përfaqësues i rajonit më të pasur me naftë në Niger Delta, thotë se 90% e naftës së vjedhur është dërguar jashtë vendit ilegalisht.
Deputeti Dele Cole thotë se 10% e naftës merret nga bandat dhe merret direkt nga moçalet e naftës.
Pjesa tjetër shkon në rrjete kriminale në Ballkan si në Ukrahinë, Serbi dhe Bullgari ose në Singapor, që është është rafineruesi më i madh i naftës në botë
Ai ka iniciuar kështu një kompani “Ndal hajdutëve” për të ndaluar këtë fenomen. Kjo fushatë është duke kërkuar që të ketë anije partulluese dhe satelitë që të gjurmojnë këtë fenomen.
“Kur fillon të ngresh pyetjet dhe të shqetësohesh për problemin është njësoj si të kesh zgjidhur 50 % të tij. Unë mendoj që është koha që tu dërgojmë një sinjal atyre që bëjnë këtë punë se kjo nuk do të zgjas përgjtihmon”- ka deklaruar Cole.
I gjithë sektori i naftës në Nigeri është i pushtuar nga korrupsioni, shumë politikan janë të përfshirë ndërkohë që fitimet e nxjerra nga aktivitet të paligjshme shpesh përdoren pë të finnacuar fushatat e tyre elektorale, raporton korrespondenti i BBC-së atje.
Ushtria nigerian supozohet të ndalojë këtë aktivitet, por edhe pse disa arestime janë bërë, ushtarët në mënyrë rutinore marrin para duke bërë një sy qorr dhe një vesh shurdh ndaj vjedhjeve në masë të naftës. Vjedhja e 180.000 fuçive i kushton Nigerisë plot 6 miliard dollarë në vit.
Matilda Alku/IDEA/