Nafta kap çmime të kripura; Bordi e çon në 248 lekë për litër

Bordi i transparencës ka vendosur të rrisë çmimin e naftës me 9 lekë këtë të shtunë. Nga 239 që ishte, një litër naftë do të tregtohet me 248 lekë.
Ndërkohë Benzina ka pësuar ulje. Në të gjitha pikat e karburanteve një litër benzinë do të tregtohet me 201 lekë litri. Katër lekë më pak se nga sa ishte.
Me 1 lekë është rritur edhe çmimi i gazit. Nga kjo e shtunë litri i gazit do të shitet me 79 lekë.
Vendimet e marra Bordi i transparencës i justifikon me ndryshimet e çmimeve në
në bursë ku Gazoili është rritur me 75 $/ton prej datës 22 gusht.
Ndërkohë Ministria e Financës sqaron se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës. Ne njoftim thuhet se bordi nuk cakton çmimet e naftës Bruto, por të gazoilit, benzinës dhe gazit të lëngshëm sipas standardeve të përcaktuara në Aktin Normativ.
Sipas ministrisë së financave vendimet që merr bordi dhe ndryshimi i çmimeve të shitjes lidhet vetëm me ndryshimet në bursën e Mesdheut për gazoilin dhe benzinës, pra jo me bursën e naftës bruto.
Pavarësisht qëndrimeve të mbajtura nga qeveria, opozita dhe shoqëria civile kanë hedhur shpesh akuza në drejtim të bordit, pasi nuk ka reflektuar në asnjë moment uljet e çmimit, por vetëm rritje duke favorizuar kompanitë e naftës.