Rritet me 9 lekë çmimi i naftës, shitet me 248 lekë/litër! Benzina ulet me 4 lekë

Çmimi i naftës është rritur me 9 lekë duke shkuar në 248 lekë litri nga 239 që ishte më parë. Gjithashtu dhe është rritur me 1 lekë duke u shitur me 79 lekë/litri.
Ulje ka pësuar benzina e cila do të shitet me 201 lekë/litri ose 4 lekë më pakë.
“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 248 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 236 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 201 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 189 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 79 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 67 lekë/litër për automjetet”, thuhet në njoftim.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi datë 27 Gusht ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit.
Ministria e Financës sqaron se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.
“Bordi nuk cakton çmimet e naftës Bruto, por të gazoilit, benzinës dhe gazit të lëngshëm sipas standardeve të përcaktuara në Aktin Normativ. Bordi ka caktuar vetëm marzhet bruto maksimale për shitjen me shumicë dhe pakicë, me të cilat operatorët duhet të mbulojnë të gjitha shpenzimet operative. Pra, vendimet që merr bordi dhe ndryshimi i çmimeve të shitjes lidhet vetëm me ndryshimet në bursën Platz të Mesdheut për gazoilin dhe benzinës, pra jo të bursës së naftës bruto, si dhe në lëvizjen e kursit të dollarit. Gjithë elementët e tjerë që formojnë çmimin janë fikse dhe për këto bordi nuk merr vendim”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/