Nafta nën kontrollin e Sigurimit të Shtetit

“Nafta çan bllokadën” ishte slogani me të cilën propaganda komuniste glorifikonte sektorin i cili mbajti mbi supe ekonominë e Shqipërisë per vite me radhe.
Por për fat të keq sakrificat dhe sukseset e shkencëtarëve dhe punonjësve që themeluan dhe ngritën këtë industri sollën edhe persekutimin e tyre nga regjimi komunist.
Për të përkujtuar veprën, por edhe zbuluar fakte që shënuan fatin tragjik të elitës së industrisë Autoriteti i Dosjeve zhvilloi një simpozium me titull “Eksplorimi dhe Zhvillimi i Sektorit të Naftës nën Kontrollin e Sigurimit të Shtetit”
Genta Sula, Kryetare e AIDSSH tha se të dhënat flasin për 101 dosje të lidhura me sektorin e naftës, ndërkohë që në arkivën e Sigurimit të Shtetit rezultojnë mbi 250 individe të ndejkur, denoncuar dhe arrestuar.
Sipas dokumentave dhe dëshmive të të mbijetuarve të kohës, procesi u nxit nga disa letra anonim, u pasua me mbledhjet e Byrosë Politike dhe punën manipuluese të Sigurimit të Shtetit. Inxhinerët Koço Plaku dhe Milto Gjikopullin u dënuan me vdekje dhe u pushkatuan ndërkohë që trupat e tyre janë ende sot të pagjetur.
/ rtsh.al /