Naftetaret protestojne per shkurtimet nga puna
18/10/2010Patos mblidhen ne Pallatin e Kultures. Te pranishem deputete te PS-se dhe kryebashkiaku
Jemi te diskriminuar nuk kemi statusin e naftetarit jane larguar specialiste
FIER- Naftetaret e pushuar nga puna jane mbledhur ne sallen e Pallatit te Kultures ne qytetin naftetar te Patosit ne shenje proteste ndaj vendimeve te Albpetrol-it per thellimin e krizes ekonomike. Naftetaret kane qene mbeshtetur edhe nga deputete te PS-se dhe sindikaliste dhe kane protestuar sot per largimet nga puna padrejtesisht ne sektoret shteterore dhe atyre privat ne sektoret e naftes kryesisht. Tubimi eshte mbeshtetur nga deputetet e PS-se Albert Caci Ervin Koci si dhe kryebashkiaku i Patosit Bardhi Meli. Ne deklaraten e tyre ata kane kerkuar nga qeveria qe te plotesoje kerkesat e naftetareve qe kane te bejne me statusit daljen ne reforme te pabazuar ne kriteret reale si dhe marrjen e shperblimeve te merituara ne privatizimin e Albpetrol-it te naftetareve qe kane punuar per shume kohe ne kete sektor te rendesishem. Naftetaret jane tashem pjesa me e diskriminuar e popullsise-tha nje sindikalist. Ne nuk kemi statusin e naftetareve megjithese kemi lene nje jete te tere ne nafte ne sektorin me te veshtire. Ndersa perkundrazi naftetaret e vjeter preken nga reforma dhe largohen nga puna si limon i shtrydhur. Naftetaret u shprehen se do ti dergojne serish nje kerkese Kryeministrit te Shqiperise ministrit te Energjetikes ku do te kerkojne nderprerjen e shkurtimeve te vendeve te punes ne nje kohe kur ne burse cmimi i naftes eshte ne rritje eshte me fitim dhe nuk perligj shkurtimin nga vendet e punes ne te kundert naftetaret nuk do te ndalin protestat. Nga kompania Albpetrol jane shprehur se reforma eshte bazuar ne ligj nga vendimi i Keshillit Mbikeqyres. Nga kjo reforme jane shkurtuar deri tani 1340 punonjes ne te gjithe sektoret qe mbulon kompania e naftes Albpetropol.
A. Damini