E Diel, 1 Nëntor 2026

Konfindustria CEZ nuk po permbush detyrimet per energjine

18/10/2010Kerkohet ndryshimi i termave te bashkepunimit dhe kontratave

Konfindustria mbeshtetur ne shqetesimet ne shtim te ardhura prane saj nga industri te rendesishme te vendit per cilesine e furnizimit me energji elektrike ndermerr nismen per ndryshimin dhe permiresimin e termave ligjore te kontrates tip se furnizimit me energji elektrike CEZ Shperndarje-Biznes sipas standardeve te vendeve te BE. Ne te njejtin shembull dhe ne vazhdim mund dhe duhet te permiresohet edhe kontrata tip ndermjet CEZ Shperndarja-Individ/Qytetar. Konfindustria per sa me siper i ka derguar disa dite perpara kerkese zyrtare Ministrise se Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes/METE dhe Entit Rregullator te Energjise Elektrike/ERE si institucionet pergjegjese te fushes te ngarkuara me ligj. Bazuar ne te dhenat e vazhdueshme qe vijne prane Konfindustrise del qe pavaresisht permiresimit te ndjeshem ne vleresimin sasior te ndodhur ne 3 vitet e fundit ne sasine e furnizimin energji elektrike vijojne problemet me -cilesine e dhenies se furnizimit - nivelin dhe luhatjet e tensionit - nderprerjet e shpeshta dhe te papritura etj. Te gjitha sa me siper ndikojne drejtperdrejt si kosto shtese financiare prej dhjetera milion eurosh vjetore per industrite vendore me pasoja te renda per aktivitetin. Gjendja eshte edhe me shume e ndjeshme nese vleresojme se gjithcka me siper ndodh ne kushtet e pasojave te krizes globale ekonomike dhe financiare.

Konfindustria duke marre shkak nga ndryshimet rrenjesore institucionale ligjore dhe pronesore ne sistemin elektroenergjetik shqiptar ku vend te rendesishem ka privatizimi i OSSH-se duke e kaluar de facto nga monopol publik ne monopol privat eshte e mendimit se ka ardhur casti i duhur i rishikimit te domosdoshem edhe te marredhenieve ligjore te dyanshme per furnizimin me energji elektrike OSSH-Biznes. Permiresimi i kontrates duhet detyrimisht te shkoje ne mbartjen e detyrueshme te kostove financiare shtese te krijuara per industrite/bizneset nga demet per shkak te cilesise se furnizimit me energji elektrike drejt dhenesit te furnizimit ne kete rast CEZ Shperndarja e pamundur praktikisht mbeshtetur ne termat ligjore te kontrates se tashme.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›