Naim Fetahu, kandidat i PDK-së për kryetar të Besianës

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Besianë ka nominuar Naim fetahun si kandiadat për kryetar të komunës. PDK përmes një komunikate ka njoftuar se vendimi ka ardhur pas diskutimeve dhe konsultimeve me të gjitha strukturat e degës së PDK-së në Besianë, si edhe ato të Kryesisë së PDK-së në nivel qendror.
“Z. Naim Fetahu aktualisht është zëvendësministër i Financave në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Para se të emërohej në këtë post ai ishte zëvendësministër i Shëndetësisë, si dhe zëvendësministër i Administratës Publike, pastaj drejtor i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, si dhe ligjerues i disa lëndëve nëpër disa kolegje”, thuhet në komunikatën e PDK-së./Indeksonline./