Nallbati dhunon shoferin e kamionit/ Arrestohet vëllai i deputetit, falet kandidati i Berishës

Nuk kanë të ndalura aktet e dhunës së deputetëve të Sali Berishës.
Ky është momenti kur Bledion Nallbati, deputeti I partisë demokratike godet me grushta shoferin e një kamioni ndërsa vëllai i tij, Alti Nallbati, i njohur edhe si “Duçja”, përfshihet në konflikt duke dashur që ta nxjerrë nga kamioni. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të Mirasit në Bilisht.
Policia ka arrestuar Alti Nallbatin, vëllain e deputetit, mbi të cilin rëndojnë veprat penale : “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Dëmtime të tjera me dashje.”
Mësohet se në deklarimet e dhëna në prokurori, deputeti së bashku me vëllain janë shprehur se kamioni ka qenë me shpejtësi dhe mund t’i kishte goditur nga mbrapa. Burime nga policia bëjnë me dije se po hetohet rasti dhe çështja do të dërgohet në prokurori.
Nallbati njihet si një deputetët e dhunshëm brenda pr edhe jashtë kuvendit. Gjatë primareve në kohën e Bashës, ai sërish bashkë me të vëllanë, hynë me dhunë në degën e pd devoll në 2020. Por nga besniku I dhunshëm I Bashës, Nallbati u kthye pas vitin 2021 në kamikazin e Sali Berishës, duke u kthyer në protagonist dhune të përsëritur në kuvend, përfshir edhe grushtin ndaj socialistit Vullnet Sinaj.
Pak ditë më parë, edhe një tjetër kandidat i Partisë Demokratike u përfshi në një konflikt të dhunshëm. Xhelal Mziu dhe nipi i tij pa një takimi elektoral goditën me grushta 33-vjecarin Kalosh Murra, i cili mbante detyrën e përgjegjësit të ndihmës ekonomikë në njësinë administrative Ostren.
/abcnews.al