E Martë, 3 Nëntor 2026

VIDEO/ Finalizohen dy operacione policore në Vlorë, në pranga dy grabitës ‘serial’

Strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve dhe hetimeve, përmes verifikimeve në terren dhe analizës së pamjeve të kamerave të sigurisë, kanë zbardhur dhe dokumentuar disa raste vjedhjesh.

Në kuadër të operacionit “Trace”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan shtetasin 40 vjeçar, banues në Elbasan.

Nga hetimet ka rezultuar se 40-vjeçari është autor i dyshuar i 3 vjedhjeve të ndodhura në  subjekte të ndryshme tregtare në qytetin e Vlorës,   konkretisht:

Më datë 02.05.2025, ka vjedhur artikuj të ndryshëm në subjektin tregtar të një shtetasi, në lagjen “10 Korriku”.

Më datë 29.04.2025, ka vjedhur një shumë parash në subjektin e një shtetasi, në lagjen “Pavarësia 2”.

Po atë ditë, ka vjedhur përsëri një shumë parash në subjektin e një shtetasi, në lagjen “10 Korriku”.

Gjithashtu ka rezultuar se ky shtetas ishte në kërkim për një tjetër vjedhje të ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku dyshohet se ka vjedhur në një subjekt të llojit “tabakino”.

Një pjesë e sendeve të vjedhura dhe disa mjete të përdorura për kryerjen e vjedhjeve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në kuadër të operacionit “Strike”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan shtetasin 41 vjeçar, banues në Vlorë.

Ky shtetas dyshohet se më datë 02.05.2025, në lagjen “10 Korriku”, i ka vjedhur me dhunë një shtetaseje dy varëse floriri dhe çantën, në të cilën ndodheshin një shumë prej 16000 lekësh dhe sende të tjera. /abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›