E Diel, 1 Nëntor 2026

Namik Dokle i përgjigjiet me një poezi Berishës

doklePasi debatoi pak ditë më parë në Kuvend me Berishën dhe pasi ky i fundit i recitoi një poezi, Namik Dokle ka vendosur që ti përgjigjet me të njëtën monedhë kryeministrit.

Para pak ditësh, në Kuvend, ndër të tjera i thashë edhe katër vargje për hajnitë e qeverisë, së cilës ai i rri në krye. Mrekullisht ato që thashë unë, i plotësuan shumë më bukur disa nga friends-at e mi. Po zgjedh një prej tyre për ta ndarë me të gjithë ju…, shprehet Dokle.

Berisha komentoi pak ditë më parë në Kuvend veprën e Dokles, Shën Mëria e Beratit, duke thënë se, Namik, ka një problem ajo vepër. Ajo ishte një atavizëm i së shkuarës. Propagandë antifetare e Enver Hoxhës. Unë nuk doja të politizoja debatin, por ajo nuk mund të shkruhej. Ata të cilët protestuan, përjetuan kalvarin më të egër se çdo klerik në Evropë. Ishte frymëzim i propagandës ateiste. Pse e quan veten iluminist, ti je rilindës./b.l

Poezia e Dokles për Berishën

Bën buxhet e vjedh para

Varfanjaku ha dhe sha

Dhe tashmë gjithkush e di

Është bandë kjo qeveri

Bën buxhet dhe na vë lakun

Tremb të riun, streson plakun

Dhe tashmë gjithkush e di

Është bandë kjo qeveri

Bën buxhet e grabit prona

Tallet ndyrë me jetët tona

Dhe tashmë gjithkush e di

Është bandë kjo qeveri

Bën buxhet edhe mashtron

Por dhe bufi e kupton

Se tashmë gjithkush e di

Është bandë kjo qeveri

Bën buxhet e vret shqiptarë

Siç na ndodhi në Janar

Dhe tashmë gjithkush e di

Është bandë kjo qeveri

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›