E Diel, 1 Nëntor 2026

Nancy VanHorn takim me përfaqësuesit e Dhomës Amerikane të Tregtisë, në fokus investimet amerikane në Shqipëri

Dhoma Amerikane e Tregtisë ka mirëpritur të Ngarkuarën me Punë, Nancy VanHorn për diskutime lidhur me eksportet e investimet amerikane, me qëllim tërheqjen e bizneseve në Shqipëri.

Dhoma Amerikane përfaqëson 270 kompani që gjenerojnë thuajse 25% të PBB-së në vend duke shërbyer si urë mes investitorëve amerikanë dhe Shqipërisë.

“Duke përfaqësuar 270 kompani anëtare që gjenerojnë gati 25% të PBB-së së Shqipërisë, Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri është një urë e rëndësishme midis investitorëve amerikanë dhe Shqipërisë, si dhe një motor për rritjen ekonomike. E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn iu bashkua dje Dhomës Amerikane për të diskutuar strategjinë e tyre për rritjen e eksporteve dhe investimeve amerikane dhe krijimin e kushteve të barabarta për të tërhequr më shumë biznese amerikane në Shqipëri”, thuhet në njoftimin zytar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›