E Diel, 1 Nëntor 2026

Gazetari: Balluku konfirmoi veten në qeveri! Kuçana: Së shpejti do kemi qeveri teknike

Kryeredaktori i emisioni Quo Vadis Gëzim Saliu u shpreh se Belinda Balluku, në ndryshimet e reja ka konfirmuar veten në qeveri, me emërimin e dy ministrave.

“Balluku ka konfirmuara veten në qeveri me dy ministra në kabinet. Spiropali, Balluku dhe Vëngu mbetëm pa post”, tha Saliu në Quo Vadis në Vizion Plus.

Por për anëtaren e Këshillit Kombëtar në PD, së shpejti do të kemi qeveri teknike.

“Vëngu nuk ka pranuar të firmosë disa dokumenta izraelite. Pirro Vëngu është për burg. Rama u përpoq që përmes arnimit do shmangte qeveri teknike. Por së shpejti do të ketë qeveri teknike, vetëm duhet durim”, tha Ilirjana Kuçana.

Ndërsa gazetarja e Vizion Plus Mola Luku u shpreh: “Kryeministri është i stresuar sepse ish zv.kryeministren e ka të pandehur. Nëse do e fshinte Ballukun, nuk do vendoste në qeveri dy njerëz të fuqishëm të saj”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›