Nano Zhgenjim per reagimin e Berishes

Fatos Nano shpreh zhgënjimin e tij të thellë për, dështimin e turpshëm
ku e kanë zhytur Shqipërinë, Kryetarët e Partive Politike.
"Zhgënjim i thellë për sjelljen e reagimin e liderit të shumicës qeverisëse Sali Berisha, i cili nuk ia doli dot që të shkëputet nga marifetet dhe llogaritë e ngushta partiake apo brenda koalicionit. Sali Berisha nuk ia doli dot mbanë që të sillet, flasë e veprojë si shtetar sikurse detyra e tij si Ish-President Republike dhe Kryeministër në detyrë e kërkon", thuhet në deklaratë.
"Po ashtu, - thuhet më tej,- në deklarate, Berisha dëshmoi se dashuria e Zgjedhja e presidentitPD kandidon Bujar Nishanin Orët presidenciale të Hoxhës Tërhiqet Artan Hoxha tij për pushtetin e tejkalon dashurinë e tij për shtetin, dashuria e tij për partinë e tejkalon dashurinë e tij për kombin, dashuria e tij për koalicionin e tejkalon dashurinë e tij për integrimin europian dhe partnerët tanë euroatlantikë".
Nano: Kandidimi i Nishanit, gafë kushtetuese
Fatos Nano, i bën apel dhe i tërheq vëmendjen shumicës qeverisëse se kandidimi i fundit i paralajmëruar me kandidat te rradhës për President, Ministrin Bujar Nishani, është një gafë e rëndë kushtetuese dhe rrezikon të kthehet në një shkelje të rëndë kushtetuese.
"Sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, një Ministër i Kabinetit Qeverisës nuk mund të kandidojë për President në rast se ai nuk ka dhënë më parë dorëheqjen. Dhe doreheqja e tij ka vlerë ligjore vetëm pasi është pranuar me dekret nga Presidenti i Republikės, per t'u votuar nga Kuvendi", thuhet në deklaratën e shpërndarë për mediat.
Sipas Nanos, ministri kandidat për President e ka të pamundur sipas Kushtetutës që të votojë për veten në Kuvend në cilësinë e tij si deputet.
Fatos Nano i tërheq vëmendjen shumicës qeverisëse që të mos e thellojë krizën duke bërë edhe shkelje kushtetuese përvec shkeljeve të rënda morale e politike që janë bërë deri sot.
Nano thirrje PS: Ta fitojmë bashkë këtë garë
Kandidati i vetëshpallur në garën për president, Fatos Nano, përmes një njoftimi për shtyp, e ka quajtur të turpshme situatën e krijuar së fundmi dhe i kërkon PS që ta kandidojë për të fituar bashkë garën për president.
"Ky është momenti, kjo është dita që përtej dështimit të derisotëm, Kryetarët e Partive, gjithsesi të ngrihen përmbi honet e llogarive të ngushta politike partiake që fundosin Shqipërinë, dhe të lartësohen me përgjegjshmëri të lartë kombëtare në nivelin e parimeve të atdhedashurisë për ta ngritur Shqipërinë në meritën e vlerën që i takon si një vend Europian".
Fatos Nano ripërsërit se mbetet i vetëofruar për klasën politike shqiptare dhe publikun shqiptar për të patur mundësinë për të synuar konsensusin, ose për të garuar e për ta fituar këtë garë.
Fatos Nano i bën thirrje Partisë Socialiste që të ngrihet në lartësinë që kërkon momenti, e të mos i shmanget e as druhet garës. "Ta fitojmë këtë garë bashkë, bashkë, bashkë. Fitorja e përbashkët e sotme le të jetë parathënie e hyrjes në historinë fituese të mëtutejme për Partinë Socialiste, për të gjithë shqiptarët, për Shqipërinë. Së bashku të bëjmë fituese Shqipërinë,” thuhet në deklaratën e Nanos.