Jahjaga Rruga drejt clirimit plot sakrifica

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në një mesazh të lëshuar në prag të festës së 12 Qershorit, Dita e Çlirimit, ka deklaruar se rruga e Kosovës drejt lirisë ishte plot me sakrifica.
Zonja Jahjaga ka vlerësuar se shpallja e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran, i ndërtuar mbi bazën e vlerave qytetare, është një vepër madhore e shumë brezave, që sakrifikuan jetën për idealin e lirisë.
“Kjo arritje u realizua falë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe përkrahjes dhe angazhimit të pakursyer të miqve tanë ndërkombëtare”, është shprehur Jahjaga.
“Rruga jonë drejt lirisë ishte përplot sakrifica dhe përpjekje vetëmohuese, por ishte edhe Shpallja e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran është një vepër madhore e shumë brezave, që sakrifikuan jetën për idealin e lirisë
Atifete Jahjaga
Presidente e Kosovës një rrugë e lavdishme që na bën të jemi krenarë dhe të përkushtuar në realizimin e të gjitha synimeve tona në rrugën e integrimeve euroatlantike, me anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO dhe në miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, vijon deklarata e saj.
Presidentja ka rikonfirmuar vullnetin e shtetit të Kosovës për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, dinjitoze, të bazuar në vlerat më të larta të qytetërimit evropian, ku të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë etnike, të realizojnë ëndrrat e tyre.
“Pavarësia e Kosovës, si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon, është shprehje e vullnetit të popullit dhe e përkrahjes së fuqishme ndërkombëtare”, thotë më tej deklarata.