Naomi Watts merret me punët e shtëpisë

Asgjë nuk është e pamundur për Naomi Watts kur bëhet fjalë për angazhimet e saj si nënë. Aktorja, e cila është e nominuar për kategorinë, aktorja më e mirë në ceremoninë e Oscar 2013 për rolin e saj në “The Impossible”, po shijonë këtë arritje të saj me dy djemtë e saj të vegjël.
Edhe pse ajo e pranon se është një punë e vështirë, Watts, 44 vjeçare tha se kjo punë ka më shumë të mira sesa të këqija.
Watts është nëna e Alexander, 6 vjeçar dhe Samuel, 5 me të dashurin e saj prej shumë kohësh, Live Schreiber. Pavarësisht punëve të shumta që ajo ka, mundohet të rritë vetë fëmijët e saj.
“Unë vet pastroj rrobat, por ndonjëherë edhe më ndihmojnë. Unë gatuaj. Sigurisht që nuk kam një kuzhinier”, ka thënë ajo në një intervistë./Indeksonline/