Afërdita Dreshaj dhe meshkujt "e saj" të preferuar

Pak javë me parë teksa po qëndronte në Majemi, fituesja e Miss Kosova 2012, Afërdita takoi këngëtarin me famë botërore, Justin Bieber për të cilin rezervon respekt të veçantë. Madje, ajo tha se me të kishte biseduar edhe për Kosovën.
Nuk vonoi shumë e nëpërmjet rrjeteve sociale ajo na informojë se ishte takuar edhe me aktorin e saj të preferuar, Bradly Cooper . “Ishte kënaqësi e veçantë ta takoja aktorin tim të preferuar, Bradly Cooper. E dua të” kishte shkruar Afërdita npër rrjetet sociale.
Së fundmi, modelja ka pranuar disa dhurata nga këngëtari, Craig David të cilat nuk ka hezituar ti publikojë menjëherë nëpër rrjetet sociale.
“Faleminderit Craig David. Je shumë i ëmbël”, ka shkruar Afërdita.
Një ditë më parë, ajo publikoi disa fotografi me Craig dhe Anxhela Martinin teksa po argëtoheshin në një ndejë. Megjithatë, gjatë qëndrimit të saj në Amerikë ajo ka takuar meshkujt e sajë të “preferuar” takime këto që si duket e kanë emocionuar shumë./Indeksonline/