E Shtunë, 31 Tetor 2026

Naomi Watts nis xhirimet për filmin e Lady D

Naomi Watts ka nisur xhirimet për filmin ku do të interpretojë Princeshën Diana dhe aktorja britanike shihet nga fotot e ‘Daily Mail’ se ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me gruan, rolin e së cilës do të luajë në filmin me titull ‘Caught In Flight’.

Filmi do të tregojë dy vitet e fundit të jetës së Lady D, e cila vdiq në një aksident rrugor në vitin 1997. 43-vjeçarja Watts ka nisur punën në Britaninë e Madhe, ndërsa filmi pritet të shfaqet në kinematë botërore vitin e ardhshëm.

Filmi do të tregojë për marrëdhënien e Princeshës Diana me kirurgun e zemrës Dr. Hasnat Khan dhe gjithashtu me Dodi Fayed, me të cilin ajo ka qenë në kohën e aksidentit në një tunel të Parisit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›