E Shtunë, 31 Tetor 2026

Napoletano rizgjidhet President i Italise ne raundin e gjashte te votimit

"Faleminderit për besimin që më keni dhënë”. Me këto fjalë e ka pritur Napolitano rizgjedhjen e tij si president i Italisë. Emri i vetëm që bashkoi katër parti, atë demokratike, të Popullit të Lirisë, Legën dhe Zgjedhjen Sivike, Napolitano hyn në historinë e vendit si i vetmi president i rizgjedhur për herë të dytë. Palë e pakënaqur lëvizja me pesë yje e ka pritur me protesta mandatin e tij të dytë. 

Xhorxho Napolitano është sërish president i Republikës së Italisë.
Kreu i shtetit ka kaluar kuorumin e 50 për qindëshit të votave duke qenë gati për tu përballur me mandatin e tij të dytë. Kjo është hera e parë në historinë e republikës italiane që në parlament të rizgjidhet një president.
Kandidatura e tij është mbështetur nga Partia Demokratike, Partia e Popullit të Lirisë, lega dhe Zgjedhaj Sivike. Kreu i shtetit pranoi rikandidimin në shkëmbim të një qeverie me marrëveshje të gjerë dhe që do të shohë në postin e kryeministrit Xhuliano Amaton.
Edhe pse Partia demokratike ka vendosur ta mbështesë dhe më pas ta votojë Napolitanon si president bashkë me urimet kanë dorëzuar dorëheqjen të gjithë anëtarët e kryesisë.
Nga ana tjetër Mario Monti, ka telefonuar Napolitanon duke e falenderuar që pranoi rikandidimin dhe që vendosi të sakrifikojë duke udhëhequr vendin në këtë fazë delikate dhe të vështirë.
Por lëvizja me pesë yje e Grilos nuk ka qenë aspak dakord dhe ka kërkuar që njerëzit të protestojnë para parlamentit. Madje lideri i kësaj lëvizjej Bepe Grilo e ka konsideruar këtë vendim si një grusht shteti. Policia ashtu si kishte bërë të qartë ka lejuar vetëm një numër të kufiuar personash që të mblidhen para parlamentit, të cilët pasi kanë hedhur parulla janë shpërndarë qetësisht.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›