Napoli i Donadonit zë të papërgatitur Interin (video)
Napoli - Roberto Donadoni me fitoren e mbrëmshme 1-0 kundër Interit kampion arriti të marrë fitoren e parë në krye të Napolit. Skuadra e tij zhvilloi një lojë të shkëlqyer duke e zënë në befasi kundërshtarin.
Goli i vetëm i takimit u shënua nga Zalajeta në minutën e 73-të.
Me këtë humbje Interi e ngushton në 7 pikë diferencën nga Milani i vendit të dytë, kur kanë mbetur edhe gjashtë javë nga përfundimi i këtij kampionati.
Ndërsa, Napoli ngjitet në kuotën e 42 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e 12-të.
Javën e ardhshme napolitanët do të luajnë në transfertën e Sienës, ndërsa Interi do të presë në Milano kryeqytetasit e Lacios.
Më poshtë ju ftojmë të ndiqni në video përmbledhjen e këtij takimi.