E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali fiton, duke kërcënuar Barcelonën (video)

Sevilje - Reali i Madridit arriti të marrë një fitore madhështore 4-2 në transfertën e vështirë të Seviljes. Me këtë trepikësh skuadra e Huando Ranosit i tregon kërcënueshëm dhëmbët Barcelonës për takimin e pas një jave.

Të parët që kalojnë në avantazh ishin vendasit e Seviljes me anë të Renatos në minutën e 17-të. Pas golit të vendasve, për madrilenët mendon kapiteni Raul, i cili arrin të shënojë tre gola radhazi.

Raul vendos baraspeshën në minutën në minutën e fundit të pjesës së parë. Skuadrat futen në dhomat e zhveshjes me barazimin 1-1.

Në minutën e 63-të Raul dyfishon shifrat për madrilenët pasi arrin të godasë në mënyrë spektakolare një pasim nga e majta. Tre minuta më vonë kapiteni i Realit përfiton nga një gabim i portierit vendas dhe e dërgon për të tretën herë topin në rrjetë.

Kapel shkurton përkohësisht shifrat në minutën e 80-të. Ky gol rihap edhe një herë takimin, duke i bërë më emocionuese minutat e mbetura.

Braziliani Marselo, i gjendur i vetëm përballë portierit vendas në minutën e fundit, arrin të shënojë golin e katërt, i cili vulos edhe rezultatin përfundimtar.

Me këtë fitore Reali i Madridit i afrohet edhe me dy pikë kryesuesve të Barcelonës, duke e çuar diferencën në katër. Kujtojmë që javën e ardhshme këto dy ekipe do të përballen direkt me njëra-tjetrën në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Ndërsa, Sevilja mbetet në vendin e tretë me 57 pikë, duke e ndjerë më shumë se kurrë rrezikun e kundërshtarëve që e ndjekin nga pas.

Më poshtë ju ftojmë të ndiqni në video golat e këtij takimi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›