Napoli merr në huazim Kavanin

Napoli arriti një marrëveshje me Palermon për të firmosur me sulmuesin Edinson Kavani. Dy ekipet e Serisë A në Itali ranë dakord që Napoli të huazojë lojtarin për sezonin 2010-2011 me të drejtën e blerjes në shumën e 16 milionë eurove verën e ardhshme. Kavani shënoi 13 gola sezonin e kaluar në 31 paraqitje me Palermon. 23-vjeçari uruguaian bëri një prezantim të mirë në Kupën e Botës, ku dhe shënoi një gol kundër Gjermanisë.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Merkure, 14 Korrik 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili