E Diel, 1 Nëntor 2026

Uesli-Jolante, martesë për “Oscar”

Pasi humbi finalen e Kupës së Botës kundër Spanjës (0-1), holandezi Uesli Shnajder dhe e bashkëshortja e tij e ardhshme, Jolante Kabau, u morën me të gjitha detajet e martesës së tyre përrallore, ceremoni që do të zhvillohet në Castel Monaster të Sienës, në Itali.

Do të jenë dy ceremoni, një familjare, në kishëzën intime të Borgos, ndërsa te ajo e së shtunës – do të zhvillohet në Castelnovo Beradegna, ku dy të martuarit do të vijnë me një karrocë të tërhequr nga gjashtë kuaj të bardhë – do të jenë të pranishëm rreth 250 persona, i gjithë stafi e lojtarët e Interit dhe presidenti zikaltër Masimo Morati.

Dasma do të ndiqet nga fotografë dhe televizione të shumtë. Shefi i kuzhinës do të vijë enkas nga Holanda, dhe gjithçka do të jetë kuruar në ngjyrat portokalli. Mediat italiane flasin për një martesë të denjë për “Oscar”.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Merkure, 14 Korrik 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›