E Shtunë, 31 Tetor 2026

Napoli në kërkim të Bojan Krkic

Napoli raportohet se është duke ndjekur situatën e Bojan Krkic te Barcelona.

Spanjolli është duke peshuar opsionet e tij në prag të afatit kalimtar veror, pasi nuk po gjen hapësirë në formacionin startues nën urdhrat e trajnerit Pep Guardiola.

Pavarësisht talentit të tij të padyshimtë, Krkic e di se ai gjithmonë do të jetë një hije e sulmuesit kryesor David Villa në Nou Camp.

Napoli dëshiron të zhvillohet edhe më tej dhe presidenti Aurelio de Laurentiis ka para për të sjellë sulmuesin e ri në Itali sezonin e ardhshëm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›