E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real Madrid tjeter sulm per De Rossi

Real Madrid ka vënë për të disatën herë në shënjestër mesfushorin e Romës, Daniele De Rossi.

Sipas gazetës sportive spanjolle ‘Marca’, Real ka gati 25 milionë euro për të marrë shërbimet e italianit.

Edhe pse De Rossi ka deklaruar disa herë këto dy vitet e fundit se kërkon të përfundojë karrierën tek Roma, situata jo e mirë e verdhekuqve mund të bëjë të mundur transferimin.

Gjithashtu nuk duhet lënë mënjanë fakti se gjigandët spanjollë kur ndjekin një lojtar i shkojnë deri në fund çështjes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›