Napoli nuk do te shese yjet e tij

”Cavani? Me cilësitë e tij mund të luajë në çdo skuadër të futbollit europain, por do të qëndrojë tek Napoli. Ai mund të përmirësohet edhe shumë më tepër se kaq. Do të qëndrojë tek kjo skuadër, së bashku me Mazzari-n dhe “diamantët” e tjerë”.
Forma e shkëlqyer e napolitanëve në këtë sezon ka bërë që shumë ekipe të mëdha të kontinentit të marrin në konsideratë mundësinë e paraqitjes së ofertave për emra si Cavani, Hamsik apo Lavezzi.
”Modeli ynë është ai i Barcelonës, pasi synojmë të ndërtojmë një skuadër me lojtarë të rinj dhe me shumë entuziazëm. Ai i Guardiolës është një cikël i papërsëritshëm.
Messi si Maradona? Si Maradona ka patur vetëm një dhe s’do të ketë të tjerë. Ronaldo? Që Berlusconi t’a sjellë tek Milani duhet të fitojë më parë kampionatin, por nëse do të mbërrinte, do të ishte një gëzim i madh për të gjithë futbollin italian”.