Figo: Guardiolavëllai im, Murinjoështë njerëzor
SPANJE- Luis Figo gjendet gjithnjë në mes kur flitet për Real-Barcelona. Portugezi ka luajtur 5 vjet në Katalonjë dhe 5 në Madrid, duke përjetuar momente të lumtura dhe “çmendurie” njëkohësisht. Pasi shkoi te Reali në vitin 2000, Figo u bë një tradhtar dhe armiku numër 1 i tifozëve të Barcelonës. Ata e pritën me një kokë derri në momentin e rikthimit në “Kamp Nou”, ndërsa nuk munguar edhe shishet apo sendet e forta. “Atmosfera u krijua nga mediat, - ka rrëfyer portugezi. – Kam qenë një nga sportistët e vetëm që kanë patur 100 mijë njerëz kundër në një stadium, por kjo më ndihmoi të rritesha”, shton ai. Në lidhje me 4 klasiket e dy javëve të ardhshme dhe përballjet mes Guardiolës e Murinjos, ai thotë: “Pep dhe Zhoze kanë qenë dy njerëz shumë të rëndësishëm në jetën time. Pep është si një vëlla për mua, madje është kumbari i njërës prej vajzave të mia. Ndërsa Murinjo ka qenë ai që më bindi të luaja edhe një vit më shumë në Itali”. Po klasiket? “Barcelona është superiore në nivelin teknik, ndërsa Reali është ekip në ndërtim. Megjithatë, mund t’u përgjigjet rivalëve me dëshirën për të fituar’, thotë Figo.
(m.a/A.Latifi/BalkanWeb)
(m.a/A.Latifi/BalkanWeb)