Napoli shkaterron Cesenan e Bogut Lazio merr kreun

Ne Itali mrekullia e Cesenas ka zgjatur vetem per pese jave. Skuadra ku militon Erion Bogdani pesoi dje nje humbje te thelle ndaj Napolit. Pas nje pjese te pare pa gola Cesena e filloi mire pjesen e dyte duke kaluar ne epersi me ane te Parolos ne minuten e 48. Furia e Napolit fillon ne minuten e 72 kur Laveci barazon shifrat per ti dhene mundesine me pas Hamsikut qe me ane te nje 11-metershi te kalonte ne avantazh Napolin. Atehere kur mendohej se gjithcka kishte perfunduar Edison Cavani shenon golin e trete min 88. Me pas vetem dy minuta me vone ishte perseri Cavani qe shenon golin e dyte personal dhe te katertin per Napolin. Nje fitore te rende dje arriti edhe Lazio. Skuadres se Edei Rejas i mjaftoi goli i Zaratese min 69 per te marre tri pike teper te veshtira ne nje ndeshje teper te tensionuar me Chievon ku u dhane plot shtate kartone te verdhe. Per sa u perket rezultateve te tjera per tu permendur eshte triumfi i pare ne kete edicion te Serise A i Fiorentines. Ne Artemio Franchi vendasit mposhten Parmen me rezultatin e paster 2-0. Golat u shenuan nga Ljajic ne minuten e 61 me penallti dhe Silvestri ne minuten e 76.
Renditja Pike Nd.
1 Inter 10 5
2 Lazio 10 5
3 Chievo 9 5
4 Brescia 9 5
5 Milan 8 5
6 Napoli 8 5
7 Catania 8 5
8 Bari 8 5
9 Cesena 7 5
10 Cagliari 6 4
11 Sampdoria 6 5
12 Bologna 6 5
13 Palermo 5 5
14 Fiorentina 5 5
15 Parma 5 5
16 Genoa 5 5
17 Roma 5 5
18 Lecce 5 5
19 Juventus 4 4
20 Udinese 1 5
Rezultatet
Te shtunen
Roma 1 ndash 0 Inter
Milan 1 ndash 0 Genoa
Dje
Sampdoria 0 ndash 0 Udinese
Palermo 2 ndash 2 Lecce
Fiorentina 2 ndash 0 Parma
Catania 1 ndash 1 Bologna
Bari 2 ndash 1 Brescia
Chievo 0 ndash 1 Lazio
Cesena 1 ndash 4 Napoli
2045 Juventus ndash Cagliari