Britani Ed i ofron David postin e kancelarit

Ed Miliband i ka ofruar vellait te mundur David cdo vend qe do te deshiroje ne qeverine hije perfshire ate te kancelarit te njohur ndryshe si numri 2 i opozites.
Lajmin e ben te ditur Financial Times sipas te ciles David ka ende rezerva per ti sherbyer nje qeverie hije te udhehequr nga vellai i tij i vogel.
Ai eshte ende i tronditur. Deri ne momentet e fundit mendonte se do te fitonte ka deklaruar nje mik i ish-ministrit te Jashtem britanik.
Ed Miliband u zgjodh ne krye te laburisteve diten e shtune pas kater raundesh zgjedhje tre te paret e te cileve u fituan nga David.