E Diel, 1 Nëntor 2026

Napolitano kërkon një kryeministër

Gazeta Shqip

Presidenti pritet të zgjedhë një kandidat të përbashkët mes së djathtës dhe së majtës

napolitanoPresidenti i Italisë zhvilloi bisedime urgjente gjatë ditës së djeshme, me synimin e emërimit të një Kryeministri që duhet të drejtojë një qeveri koalicioni të pazakontë mes së majtës dhe së djathtës dhe për ti dhënë kështu fund krizës së dy muajve të fundit.

Shpresat se një qeveri mund të krijohet shpejt, u dha frymëmarrje tregjeve financiare dhe interesat e bondeve dhjetëvjeçare të Italisë ranë. Diferenca mes interesave të Italisë dhe atyre të bondeve të Gjermanisë, të cilat konsiderohen si më të mirat, ishte 4 për qind.

Ish-kryeministri Giuliano Amato konsiderohet si njeriu i parapëlqyer për Presidentin Giorgio Napolitano, i cili pritet të vendosë të mërkurën.

Kryebashkiaku i ri i Firences, majtisti Matteo Renzi, ka dalë gjithashtu si kandidat i mundshëm. Partia e Lirisë e Silvio Berluskonit tha se nuk kishte kundërshti për Renzin, pasi emri i tij u sugjerua nga Partia Demokratike. Por Renzi, 38 vjeç, i cili konsiderohet si politikani më popullor në vend, e konsideroi si jo shumë të rëndësishëm propozimin.

Është hipoteza më surprizuese dhe me më pak mundësi, nuk mendoj se është në diskutim, u tha ai reporterëve. Presidenti 87-vjeçar u detyrua të pranojë një mandat të dytë për të mos lejuar një krizë të paprecedentë institucionale në Itali.

Por cilido kryeministër i ardhshëm, analistët mendojnë se euforia e tregjeve është e tepërt, sepse koalicioni i madh është i pazakontë në Itali, ndërsa e majta dhe e djathta kanë konflikt në shumë çështje. Reformat ekonomike të rëndësishme mund të mos ndërmerren ose të zbuten si pasojë e konfliktit.

Ekonomia e tretë më e madhe e eurozonës ka përjetuar rritjen ekonomike më të ngadaltë në Europë për më shumë se një dekadë dhe ka hyrë në recesion të thellë që nga mesi i vitit 2011. Në zgjedhjet e fundit, qendra e majtë fitoi një mazhorancë të ngushtë në Parlament, por nuk fitoi dot kontrollin e senatit.

Pier Luigi Bersani, i cili njoftoi dorëheqjen e tij si kreu i Partisë Demokratike, akuzoi me zemërim tradhtarët brenda partisë së tij për sabotimin e kandidatëve presidencialë të qendrës së majtë, por tha se partia e tij do ti kapërcejë përçarjet.

Pamundësia e tij për të arritur një marrëveshje me Berluskonin apo me forcën e tretë të udhëhequr nga Beppe Grillo, e ka lënë vendin në kushtet e mosqeverisjes.

Napolitano kërkon një kryeministër burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›