E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Mandatin e ardhshem 250 mije vende pune 23 qershori fundi i bllokimit te statusit

200 mijë vende të reja pune dhe një ekonomi e rritur 32%. Me bilancin e 8 viteve qeverisje, konventën e celi Jozefina Topalli:
Ajo nënvizoi angazhimin e demokratëve për krijimin e 250 mijë vendeve të reja të punës. 
Kryeparlamentarja Topalli theksoi se në gjithë këto vite qeveria shqiptare ka bërë gjithçka për të lehtësuar barrën fiskale për bizneset duke nxitur punësimin. Sipas Topallit, në 8 vitet e fundit në Shqipëri janë krijuar 200 mijë vende të reja pune. 

Patozi akuza Ramës për taksën e sheshtë
Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi e vuri theksin tek miratimi i ligjit që mundëson heqjen e taksave për rreth 220 mijë shqiptarë që marrin deri në 21 mijë lekë në muaj. Patozi akuzoi kryetarin e opozitës për mosvotimin e ligjit, ndërsa shprehu vendosmërinë e demokratëve për të ndërmarrë çdo nismë, që siç tha ai, do të sjellë më shumë të ardhura në xhepat e shqiptarëve. 
“Në sallonin mavi të çudive të Edi Ramës, e zeza mund të bëhet e bardhë, madje edhe humbja mund të quhet fitore. Për shqiptarët është e thjeshtë dhe e qartë, me PD nuk ka mëdyshje, ne jemi të vendosur të ndërmarrim çdo nismë për më shumë të ardhura në xhepat e shqiptarëve, për të hapur më shumë vende pune, mbi të gjitha për paga përherë e më të larta, sepse ne jemi ndryshimi përpara.”- përfundoi Patozi. 

Bregu: Shqiptarët nuk do t’i falin bllokimin e integrimit Ramës
Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, akuzoi kryetarin e PS-së për bllokimin e statusit kandidat, duke përmendur humbjet që sipas saj i janë shkaktuar vendit nga mosvotimi i ligjeve të kërkuara nga BE-ja. Ministrja Bregu u shpreh e bindur se më 23 qershor, shqiptarët nuk do t’i falin bllokimet e Ramës. 

“A e dini sa vende pune do ishin shtuar sikur te kishim fituar statusin e vendit kandidat. 110 projekte të financuar nga fonde, 850 km rrugë të ndërtuara, 14 ujësjellësa e kanalizime, gjykata e burgje. Nëse Rama nuk do kishte bllokuar statusin do ishin financuar edhe 100 projekte përkthyer në punësim për 60 mijë shqiptarë, do ishin ndërtuar edhe 500 km rruge të tjera rurale, ne do kishim ndërtuar edhe 60 shkolla e kopshte te reja. Kemi humbur, ndërtimin e 6 spitaleve të reja rajonale nga bllokimi i Ramës, dhe do të mund të kishim ndërtuar spitalin e kirurgjisë, që do të ishte zgjidhje për shqiptarët. Shqiptaret kanë humbur kohë të gjatë nga pengmarrja dhe nuk do t’i falin asnjë ditë, jo më 3 vjet bllokim, Edi Ramës. Shqiptarët meritojnë të ecin përpara. Ne kemi sjellë ndryshimin në këtë vend dhe do të vazhdojmë të ecim përpara”- deklaroi ministrja Bregu.

Por sekretari i përgjithshëm ende nuk e ka marrë fjalën. Në fushën e tij nuk ia ha qeni shkopin. Ridvan Bode e ka psikologjisur kryetarin e opozitës
Bode: Rama i vetem i çorientuar, është i paparishikueshëm, ekscentrik
Por sekretari i përgjithshëm ende nuk e ka marrë fjalën. Në fushën e tij nuk ia ha qeni shkopin. Ridvan Bode e ka psikologjisur kryetarin e opozitës
Rama taksarritës serial, sa herë ka në duart e tij pushtet bën vetëm rritje progresive të taksave…nuk thotë as se në cfarë mase do ta vendoë taksën e tij, sot ajo është 10% sa do ta bëjë rama 20% 30% 50% a më shumë?
Konventa vjen si një parathënie e fitores, sipas demokratëve Dhe për këtë është njëri që duhet se nuk lodhet së qeni gati. Kështu deklaroi Basha kur tha: “Ne na duhet Sali Berisha”
 
“Pse duhet të më besoni mua (Berisha): sepse në 8 vite treguam se mbajtëm premtimet, para katër vitesh premtova 160 mijë vende pune, punësuam 200 mijë, sepse ne i besojmë lirisë….. a nuk kemi ne të drejtë të premtojmë sot 250 mijë vende?
 
Por 8 vite i kanë pjekur edhe më shumë:
 “Sot më mirë se kurrë e dimë se ku janë potencialet tona. Shqipëria u bë ndoshta vendi i parë  në botë pa asnjë taskë mbi kapitalin. Është rasti t’ju ftoj ju të votoni për Shqipërinë pa taskën e kapitalit, për veten, të papunët për rrogat tuaja për rrogat më të larta”.
Do të fliste vetëm për punësimin dhe kështu bëri. Në asnjë fjalë nuk e përmendi kundërshtarin politik, por mesazhin e përcolli.
 “Mandatin tjetër do marrim statusin e vendit kandidat, do hapim negociatat për anëtarësim në BE, 23 qershori, fundi i bllokimit”
Shoqëruar nga ovacionet e sallës në këmbë, eci drejt fundit në fjalimin e tij me shpresë për fitore dhe mirënjohje për ata që po punojnë për të.
“Më 23 qershor të vazhdojmë drejt një mandati të ri, punësimit, rrogave më të larta, mirënjohje më të thellë ndaj gjithë atyre që kontribuan për programin e mrekullueshëm”- përfundoi kryeministri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›