E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Naser Kelmendi dënohet me 4 vjet e 8 muaj për trafikim me narkotikë

Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi me 4 vjet e 8 muaj burg Naser Kelmendin, shtetas i Bosnjë e Hercegovinës i cili ndodhet në listën e Shteteve të Bashkuara si një nga bosët ndërkombëtarë të drogës.

Vendimi u shpall sot dhe sipas aktgjykimit, koha e kaluar në privim lirie, do t’i llogaritet në shqiptimin e dënimit.

Naser Kelmendi i lindur në Pejë u arrestua nga policia e Kosovës në 2013.

 Aktgjykimi u shpall në mungesë të të akuzuarit Kelmendi, shkruan media kosovare 

Më 2018, Gjykata Themelore në Prishtinë e shpalli fajtor Kelmendin për posedim të paautorizuar të narkotikëve me qëllim të shpërndarjes së tyre dhe e dënoi e 6 vjet burgim. 

Në pikat e tjera të aktakuzës, që përfshinin akuza për krim të organizuar dhe vrasjen e Ramiz Delaliqit – shtetas i Bosnjës – Kelmendi u shpall i pafajshëm. Megjithatë, po atë vit, Gjykata e Apelit kishte kthyer në rigjykim pikën për të cilën Kelmendi u shpall fajtor.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›