Naser Kelmendi nuk i dorëzohet Bosnjë e Hercegovinës

Narko bosi i Ballkanit Naser Kelmendi nuk do t’i dorëzohet Bosnjë e Hercegovinës, ka thënë avokati i tij Besnik Berisha, njoftojnë medie.
Gjyqi ka hedhur poshtë thëniet e akuzës se Kelmendi është njëri nga shefat e krimit të organizuar dhe të trafikimit ë narkotikëve, transmeton Koha.
Sipas fjalëve të avokatit, Kelmendi në Kosovë mund të gjykohet vetëm për pjesëmarrje në vrasjen e një shtetasi të B e H –së në vitin 2007.
Policia e Kosovës e ka arrestuar Naser Kelmendin në fillim të muajit maj në bazë të fletë arrestit ndërkombëtar lëshuar nga Interpoli që e kishte bërë B e H.
Policia e Kosovës e kishte liruar pas 48 orësh Kelmendin por më pas atë e kishte arrestuar policia e EULEX-it./Indeksonline/