E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngjarja që ka tronditur Kinën

Një vajzë 17 vjeçare u përdhunua dhe u vra pasi ndihmoi një grua shtatzënë që u shtir si e sëmurë që të joshte adoleshenten për të bërë seks me të shoqin e saj, që kërkonte një femër të virgjër.

Hu Yixuan ndihmoi gruan shtatzënë, që u hoq sikur po rrëzohej, duke e shoqëruar deri në banesë.
Aty e qerasën me kos, ku kishin hedhur pilula për gjumë.
Burri më pas tentoi ta përdhunonte, por ajo ishte akoma e ndërgjegjshme dhe nisi të luftonte me agresorin.

Gjatë përpjekjeve, çifti e mbyti adoleshenten. Trupin e futën në një valixhe dhe e varrosën në periferi.
Pamjet e disa kamerave të sigurisë kanë treguar momentin kur adoleshentja shoqëron gruan shtatzënë dhe më pas të shoqin e gruas shtatzënë duke nxjerrë trupin e vdekur me valixhe jashtë, shkruan GT.

Fqinjët e çiftit pretendojnë se ata ishin ndarë pasi ai e kishte kapur gruan duke bërë seks me një mashkull tjetër.
Por ajo kishte tentuar që të rifitonte të shoqin duke i premtuar se do gjente një femër të virgjër për të bërë seks me të.
Çifti u arrestua pak ditë pasi kreu krimin./indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›