E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nasri: Nuk largohem pa fituar trofe me Arsenalin

Mesfushori francez Samir Nasri thotë se ai nuk do të largohet nga Emirates Stadium pa fituar titull.

Nasri erdhi te Arsenali në vitin 2008 nga Marseille dhe nënshkroi marrëveshje katërvjeçare. Por pas një sezoni impresiv ai pritet të futet në negociata për vazhdimin e kontratës.

“Kemi premtuar se do të flasim për marrëveshjen e re vetëm pas fundit të sezonit. Tani jam i fokusuar për të fituar titullin e Premier Ligës dhe të arrijmë sa më shumë në Ligën e Kampionëve”.

“Gjithë çfarë mund të them është se po kënaqem gjatë kohës time në Arsenal dhe Londër dhe ndjej se kam ende shumë për të kontribuar këtu. Një prej arsyeve pse erdha te Arsenali është të fitoj tituj dhe nuk pres të largohem nga klubi pa titull”, ka thënë Nasri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›