E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajneri Muça bëhet ?kokë turku?

Humbja e Skënderbeut me Besën ne takimin e pare çerekfinal te kupës ka shkaktuar një termet te vërtetë ne Korçe ndërsa koka e pare e prere është trajneri i ekipit Shkëlqim Muça. Burime pranë klubit bëjnë me dije se trajneri nga kryeqyteti ka kërkuar vete largimin nga drejtimi i skuadrës pas rezultateve te dobëta. Largimi i trajnerit vjen vetëm disa dite nga sfida e shumëpritur ne Korçe mes Skënderbeut dhe Flamurtarit, dy skuadrave qe rivalizojnë njëra-tjetrën për titullin kampion te këtij sezoni. Ne fakt qe ditën e djeshme pas humbjes 1-3 ne Korçe përballë Besës, trajneri Muça akuzoi lojtaret duke e cilësuar te papranueshme lëshimin e lojës nga ana e tyre. Ky rezultat nuk u përtyp edhe nga tifozeria korçare, e cila lëshoi akuza për shitje te takimit ndërsa ne qendër te sulmeve kishte edhe trajnerin Muça. Kandidatura me e forte për te marre drejtimin e Skënderbeut është një tjetër kryeqytetas, tekniku i mirënjohur Shpetim Duro. Nen drejtimin e Muçes ne 20 jave kaminat, Skënderbeu arriti 12 fitore, 3 barazime dhe 5 humbje duke u renditur ne vend te dyte, 7 me pak se kryesuesit e Flamurtarit.

Shpërndaje         function openLink() { window.open("new_web/video.aspx?sRRHpl1hBYI","titulli","width=335, height=305 ,left=400, top=200, resizable=yes");}  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›