E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nasri e bën truproje Chamakhun!!

Ish mesfushori i Arsenalit, Samir Nasri ishte në "Emirates Stadium" për të shikuar ndeshjen mes Arsenalit dhe Manchester Cityt. Nasri ishte i lënduar në këtë ndeshje por ai ishte në rolin e një shikuesi në këtë ndeshje.

Rikthimi në ish stadiumin e skuadrës së tij nuk u prit mirë nga tifozët e Arsenalit. Gjersa ai ishte në afërsi të stadiumit, një grup i tifozëve të kësaj skuadre e fyenin atë në mënyra të ndryshme.

Kur janë bërë 18 muaj nga largimi i tij, Nasri u pritë armiqësisht nga tifozët e Arsenalit.

Por në krah të tij qëndronte një "truproje" që mbronte atë. Maroune Chamakh përcjellte Nasrin në shoqëri. Chamakh është ende lojtar i Arsenalit por që po qëndron i huazuar te West Hame.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›