Pique: Fajet i ka Reali për Mourinhon

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka dalur sot në një konferencë për shtyp duke analizuar situatën në La Liga. Pique adresoj kritika ndaj Jose Mourinhos ndërsa Reali e vlerësoj ende si kundërshtarë për titull në La Liga.
"Reali është në një situatë ku Jose Mourinho bën çka të dojë. Kjo nuk i tolerohet një skuadre të madhe. Ai u fut njeriut gishtin në sy dhe dënimi nga skuadra për të është zero. Ai përçanë skuadrën dje vazhdon të jetë i përkëdhelur. E shikoni situatën edhe me Iker Casillas, kush mund të jetë fajtor tjetër këtu përveç Mourinhos. Fajet i ka Reali për këtë situatë. Sa i përket titullit në La Liga ne ende vlerësojmë Realin si kundërshtarë për titull deri sa një gjë e tillë të sigurohet edhe matematikisht" deklaroi Pique./Indeksonline/