Nata e dytë e Festës së Birrës, Korça vijon festën në Polin e Eventeve

Vijojnë festimet në Korçë në kuadër të 20-vjetorit të Festës së Birrës. Nata e dytë solli një tjetër atmosferë festive, me muzikë shqiptare dhe greke, duke mbledhur qindra qytetarë dhe vizitorë në Polin e Eventeve pranë Drenovës.
Protagonist i mbrëmjes ishte këngëtari i njohur grek Triantafyllos Chatzinikolaou, i cili elektrizoi publikun me performancën e tij dhe hitet e njohura. Në skenë u ngjitën gjithashtu artistët shqiptarë Lorenc Hasrama dhe grupi Magic 4, duke vijuar festën deri në orët e vona të natës.
Qytetarët shijuan birrën, muzikën dhe atmosferën karakteristike të netëve të verës në Korçë.
Festa e Birrës do të vijojë për pesë netë, duke e kthyer Korçën edhe këtë vit në një prej destinacioneve kryesore të argëtimit veror për mijëra vizitorë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe jashtë vendit.
Gazetare: Geralda Manushi
/rtsh.al/