Nata e dytë e festës, “Birra Korça” derdhet lumë
KORCE - Mes mijëra pjesëmarrësish është çelur mbrëmjen e së enjtes edhe nata e dytë e “Festës së Birrës” në Korçë. Ora 20:00 e ka gjetur Parkun “Rinia” të tejmbushur me turistë vendas dhe të huaj, të cilët kishin mbërritur enkas në Korçë për t’u bërë pjesë e festimeve dhe për të shijuar ‘mbretëreshën’ e kësaj feste “Birrën Korça”. Nata e dytë ka kapërcyer çdo parashikim të organizatorëve, duke shënuar edhe numrin rekord të pjesëmarrësve në stendat e birrës së parë shqiptare rreth 40 mijë. Teksa kishin mbërritur nga rrethe të ndryshme të vendit, pjesëmarrësit kanë nxituar për të marrë gotat e para të “Birrës Korça”, duke u bërë gati për të shijuar më tej çdo moment të festës. Atmosfera festive është ndezur edhe më tej nën shoqërinë e muzikës shqiptare dhe të huaj, e cila së bashku me “Birrën Korça” e kanë shndërruar sheshin para pallatit të sportit “Tamara Nikolla” në një arenë të madhe festive.
TURISTET
Maria Marshall është një turiste nga Amerika, e cila ka mbërritur në Korçë enkas për ‘Festën e Birrës’. 28-vjeçarja teksa shijon “Birrën Korça” rrëfen edhe emocionet e festës. “Korça dhe birra e këtij qyteti është me të vërtetë e mrekullueshme. Kisha dëgjuar nga një mikja ime, e cila kishte qënë prezente në këtë festë një vit më parë, ndaj edhe vendosëm që të vijmë si shoqëri. Vetëm tani e kuptoj që nuk paskam gabuar dhe do të rikthehem. Këtu gjithçka është fantastike, ka birrë dhe muzikë. Më pëlqen vërtetë, është perfekte. Jam duke shijuar ‘Birrën Korça’, është vërtet e shkëlqyer. Kam konsumuar shumë gota, por me këtë birrë nuk ndjeke të ngopur. Po kënaqemi shumë me shoqërinë, pasi jemi duke kaluar mbrëmje të mrekullueshme dhe në këtë mënyrë ne do të kthehemi sërish vitin tjetër. Nuk mund të rezistoj pa shijuar këtë birrë sërish. Dhe diçka tjetër.. vitin tjetër do të vijmë edhe më të shumtë në numër, se është një festë e mrekullueshme”, tha turistja amerikane. Mijëra gota birre, por edhe mijëra shishe në simbolin e vajzave bionde dhe brune janë konsumuar nga adhuruesit e “Birrës Korça” në këtë natë të dytë të festës. Gjatë natës së dytë të ‘Festës së Birrës’ në Korçë kanë debutuar në një skenë gjigante dhe grupet angleze “China’s Rats Band”, “Gaoler’s Daugter Band”. Gjithashtu në skenë janë ngjitur Mihallaq Andrea, Domino Band, Ermal Mamaqi&Dr. Flori, Altin Goci Band, Bledi Polena Band etj.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)