E Diel, 1 Nëntor 2026

Vëllazëria Muslimane sfidon ushtrinë, del në protesta pas lutjeve (FOTO)

e1Egjipt- Kryeqyteti egjiptian Kajro është i gatshëm përrinisjen e protestave, pasi mbështetësit e rrëzuar të presidentit Mohammed Morsi bënë thirrje për marshime pas lutjeve të së premtes.

Masa vjen dy ditë pasi autoritetet shkatërruan kampet e protestuese të Vëllazëria Muslimane në kryeqytetin egjiptian me humbjen e të paktën 638 jetë njerëzish.

Egjipti është në një gjendje të jashtëzakonshme dhe policia është autorizuar të përdori municion luftarak në vetëmbrojtje.

Ndërkohë, krerët e përkohshëm të Egjiptit kanë kritikuar vërejtjet e bëra nga Presidenti Obama. Të enjten, zoti Obama dënoi veprimet e qeverisë me urdhërimin e forcave të sigurisë për të prishur kampet e protestës dhe anulloi stërvitjet e përbashkëta ushtarake.

e2Dhuna në Egjipt

Ai tha se bashkëpunimi nuk mund të vazhdojë, ndërsa civilët vritën. Presidenca egjiptiane tha në një deklaratë të premten se fjalët e Obamës “nuk ishin bazuar në fakte” dhe do të “inkurajojnë grupet e armatosura”.

e3Trazira

Senatori republikan amerikan Xhon Mekein i tha BBC-së se rrëzimi i Presidentit Morsi ishte një “grusht shteti”.

e4Lot për viktimat

SHBA-të kanë qenë të kujdesshme që të mos përdorin fjalën grusht shteti sepse sipas ligjit amerikan kjo do të thotë ndalim të ndihmave për atë vend. 

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›